Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Partia opozitare turke po kryeson në dy qytetet më të mëdha, Stamboll dhe Ankara

Me mbi 50 përqind të votave të numëruar deri më tani në zgjedhjet lokale në Turqi, kanidatët e partisë opozitare turke CHP, po kryesojnë në qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara dhe Stamboll, përballë kandidatëve të AK Parti të presidentit Erdogan.

Partia opozitare sipas rezultateve preliminare të publikuara nga mediat në Turqi, po kryeson deri më tani më një përqindje të lehtë në nivel vendi.

Zgjedhjet lokale në Turqi po konsiderohen edhe si një barometër i popullaritetit të Erdoganit, pasi ai kërkon të rifitojë kontrollin e zonave kryesore urbane që humbi ndaj opozitës pesë vjet më parë.

Ky i fundit, teksa hodhi votën e tij të dielën në Ankara tha se shpreson që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të jenë fillimi i “një epoke të re dhe një shekulli të ri” për Turqinë./teve1.info/