Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Partneriteti i paqes, analistët: Kusht është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

 
   

Përparimi në dialog, u bë kusht edhe për anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. Këtë e bëri të qartë ambasadorja amerikane Julienne Smith një ditë më herët.

Analistët vlerësojnë se çdo ditë e më shumë, partnerët ndërkombëtarë po e bëjnë të qartë se rruga përpara e Kosovë lidhet ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe krijimin e asociacionit.

Ajo që bën diferencën në dialog sipas Shkodrës, është se si po trajtohet Kosova në dialog dhe si po trajtohet Serbia.

Analisti politik, Ardian Visoka thotë se qeveria dhe institucionet tjera, duhet që të lëvizin përpara në koordinim me SHBA-në, dhe aleatët evropian, teksa prej ndryshim të dinamikave me ardhjen e administratës së re në SHBA.

Partneriteti për Paqe është program i NATO-s që synon nxitjen e besimin dhe bashkëpunimin midis aleancës dhe vendeve jo anëtare.