Dogana greke do t’i rikthehet normalitetit ditën e sotme me përfundimin e protestës 48 orëshe.
Një protestë e punonjësve që solli bllokimin dy ditor të 4 pikave kufitare me Shqipërinë.
Konktretisht pikat kufitare Kakavijë, Kapshticë, Tre Urat e Qafë-Botë.
Nga sot, mjetet e vogla, autobusët, taksitë apo kamionët e mallrave nuk do të përballen me ansjë pengesë në kufi dhe do të nisë qarkullimi normal i automjeteve.
Për shkak se grevës së doganierëve grekë, në 4 pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Greqinë u ‘paralizua’ qarkullimi i mjeteve. Doganierët protestuan për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.