Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar për aderimin e ri në parti, ish-komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Pas kësaj, ka reaguar analisti Avni Zogiani, i cili ka thënë se shteti i PDK-së po i bashkohet shtëpisë së vet.
Sipas tij, pasaderimit të ish-kreut të policise, tash edhe ish-kreu i FSK priten edhe adrime të tjera, të kreut të Kushtetutës apo Ktryeprokurori.
Postimi i plotë:
Shteti i PDK-se po i bashkohet ngadale shpise se vet… njehere ish-kreu i policise, tash ish-kreu i FSK i bashkohen PDK! Se shpejti edhe kreu i Kushtetuses, apo Kryeprokurori?!
Per shume arsye kreret e organeve te sigurise nuk duhej fare te merreshin me politke! Asnjehere, pra as pushimit te detyres. Kredibiliteti i ketyre institucioneve duhet te ruhet me çdo kusht, por nuk eshte se PDK ka mendu ndonjehere per kredibilitet te institucioneve apo shtetit! Ngusht e kane pa shtetin gjithmone!