Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas dorëheqjeve të reja nga policët serbë, Petkoviç arsyetohet se nuk po bëjnë presion

Drejtori i zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë Petar Petkoviç kumtoi se “serbët e Kosovës nga shprehja e Albin Kurtit se Policia e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së, nuk duan të punojnë në institucione të Kurtit, andaj kjo nuk duhet ta gabis as befasojë askënd”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Siç dihet 7 pjesëtarë tjerë rë Policisë së Kosovës kanë paraqitur dorëheqje, ndërsa zyrtarët të PK kanë thënë se dorëheqjet janë pasojë e presionit ndaj tyre nga Beogradi.

“Beogradi nuk iu bënë presion serbëve për vendimin ku duan të punojnë, as si duan të jetojnë, por ajo që është evidente, serbët e veriut policinë e konsiderojnë okupatore dhe nuk duan të jenë në te dhe punojnë kundër popullit të vetë”, ka shkruar në kumtesë Petkoviç.

Ai shtoi se Kurti u lavdërua se “do të përmbush vakuumin e sigurisë në veri”, duke angazhuar “serb të përshtatshëm dhe agjitues”, por serbët “edhe njëherë iu përgjigjen se nuk e duan as ata s Policinë e tij”, tha ai.

“Për këtë shkak tash për të arsyetuar mos suksesin ka gjetur si alibi që para bashkësisë ndërkombëtare të fajësojë Beogradin se po qëndron prapa presionit të caktuar ndaj policëve serbë për të braktisur uniformën”, shkruan ai.

Ai porositi kryeministrin e Kosovës të “përballet me realitetin se asnjëherë një serb i vërtetë nuk do godas ndaj bashkëkombësve të vetë, as të mbaj shufrën e Sfeçlës kundër popullit të vetë dhe kjo qartë iu është dëshmuar me 5 nëntor kur braktisën radhët e policisë”.