Valer Kolnikaj është i eminuari i natës së sotme nga “Ferma VIP”. Ai ka folur për herë të parë për qëndrimin e tij në fermë dhe fermerët.
Valeri u shpreh se e ka shijuar në ekstrem shumë eksperiencën në fermë.
“E kam shijuar në maksimum në çdo sekond. Jam ndjerë shumë mirë. Uroj që tani të më njohin më mirë nga afër. Kam bërë një gabim, që po e them tani. Herë pas here marrë pije dhe ua çoj atyre që punojnë në fermë për ne fshehurazi”, tha Valeri.
Por, Fjoralba Ponari u shpreh se eksperienca e Valerit nuk mbyllet këtu, pra ai do të qëndrojë në një ambient të ri, i monitoruar me kamera për një kohë të pacaktuar.
“Agai ka marrë një vendim, ti nuk do të largohesh nga Ferma VIP, por do të shkosh në një ambient tjetër, ku do të monitorohesh për 24 orë. Me një kohë të pacaktuar do të qëndrosh aty, nuk po të them më shumë”, tha Fjoralba Ponari./vizionplus.tv
View this post on Instagram