Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas fitores, reagon Kurti: Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep

 
   

Nga rezultatet e deritanishme del që fituesja e zgjedheve të 9 shkurtit është Lëvizja Vetëvendosje.

Pas kësaj ka reaguar Albin Kurti.

Ai ka thënë se qyetarët “na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet”.

Postimi i plotë:

Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep.

Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.

Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.

Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar.