![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/pas-greqise-kryeministri-kurti-me-28-dhe-29-gusht-udheton-ne-slloveni-per-bled-strategic-forum_64e0af05d04a3.jpeg?resize=850%2C566&ssl=1)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë drejt Sllovenisë më 28 dhe 29 gusht për të marrë pjesë në “Bled Strategic Forum”.
Këtë e kanë konfirmuar organizatorët në faqen e tyre zyrtare.
“Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, do t’i bashkohet Forumit Strategjik të Bled më 28 dhe 29 gusht 2023 në Bled të Sllovenisë”, thuhet në njoftim.
Kreu i Qeverisë pritet të udhëtojë të hënën drejt Greqisë me ftesën e kryeministrit grek Mitsotakis e ku do të diskutohet për të ardhmen evropiane të rajonit të Ballkanit.