Në një intervistë televizive gazetari Artur Zheji tha se ka një teori konspirative që qarkullon në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.
Sipas kësaj teorie, ka një dakordësi mes kryeministrit grek dhe atij shqiptar për ta mbajtur kryebashkiakun e zgjedhur në burg për ca kohë, pasi kjo u sjell të dyve përfitim politik.
Mëkati i Belerit u krye në pragun e dy palëve zgjedhje: vendore në Shqipëri dhe parlamentare në Greqi. Rama ndërtoi një fushatë nacionaliste në Himarë.
Ndërsa preferencat për Micotaqis u rritën me 7%. Pra ka një marrëveshje mes dy kryeministrave që Beleri të rrijë ca kohë në burg sepse u shërben elektoralisht të dy vendeve.
Pra kërcënimin për bllokimin e Shqipërinë në BE nuk e ka seriozisht.