Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas heqjes së vizave, Ambasadorja e Izraelit tregon hapat e radhës mes dy shteteve

Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv përmes rrjetit shoqëror “X’, ka shkruar se më pak se tre vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona, Qeveria e Shtetit të Izraelit, ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

“Të dyja ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Shpresoj që ky moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe do të nxisë edhe më tej bashkëpunimin në rritje midis shteteve tona dhe do t’i afrojë qytetarët tanë edhe më shumë”, ka shkruar ajo.