Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me linçimet që u janë bërë së fundmi policëve të rinj serbë në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se kërcënimet e tilla janë të papranueshme dhe janë përpjekje për të sabotuar depëshkallëzimin dhe qetësimin e situatës.
Postimi i plotë:
Presionet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në veri, që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin dhe qetësimin e situatës.
Pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetare.
Qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës!