Pas Kosovës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkuar për vizitë në Mal të Zi.
Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se është pritur atje nga presidenti malazez, Jakov Milatoviq, duke thënë se është e lumtur që turneun për Ballkanin Perëndimor e përfundoi në Podgoricë.
“Unë kam gjithmonë një pritje kaq të ngrohtë këtu. Populli i Malit të Zi është kaq i apasionuar pas Evropës”.
“Dhe ne duam që më në fund të bashkojmë kontinentin tonë dhe njerëzit tanë. Le ta bëjmë këtë të ndodhë”, ka thënë Von der Leyen.