Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Pas Krishtlindjeve, mund të ketë sulme të tjera në Kosovë”

 
   

Ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Selam Shkodra, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani se Serbia ka qëllim që të kryejë të tjera sulme në Kosovë si ai që ndodhi në Banjskë.

“Nuk ka dyshime se Serbia po përpiqet nëpërmjet serbëve lokalë që të prezantojë një si lloj kryengritjeje në Kosovë, me qëllim që të shkohet drejt një konflikti mes dy vendeve.

Ju siguroj që në rast të një agresioni të hapur të Serbisë në Kosovë, institucionet e Kosovës janë përgatitur mirë, pavarësisht se është mbajtur në profil të ulët armatosja”, tha Shkodra.

“Mendoj se pas Krishtlindjeve ortodokse do të ketë tentativa për të kryer sulme në territorin e Kosovës”, shtoi ish-zv/ministri i Brendshëm.