Numri i qytetarëve të Kosovës të cilët udhëtuan drejt vendeve të Bashkimit Evropian e gjetiu, në janar të vitit 2024, ishte 287 mijë e 193 udhëtarë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në janar të vitit 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 996 ose 23.3 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Numri i udhëtarëve në total ishte 287 mijë e 193 ose 21.9 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar 2023)”, thuhet në njoftimin e ASK-së./EO