Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas masakrave ndaj shqiptarëve, Arafati e ftoi Milosheviqin në festime, Izraeli donte ta burgoste

 
   

Publicisti Gani Mehmetaj nëpërmjet një postimi në facebook ka ndarë një argument interesant sa i përket qasjes së Palestinës ndaj Kosovës.

Mehmetaj ka rikujtuar kohën kur udhëheqësi palestines, tashmë i ndjerë, Jasar Arafat kishte ftuar kriminelin serb Slobodan Millosheviq në festime, menjëherë pas masakrave ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Madje kjo kishte ndodhur në kohën kur Haga e kërkonte Millosheviqin për gjenocid ndaj Shqiptarëve.

Mehmetaj rikujton se atëbotë nga shteti izraelit kishin deklaruar se nëse Millosheviçi zbret në aeroportin e tyre, atëherë do të arrestohet.

Postimi i plotë:

Pas masakrave ndaj shqiptarëve, Arafati e ftoi Milosheviçin në festime

Jasar Arafat e ftoi Milosheviçin në dhjetor të vitit 1999 për festimin e Krishtlindjes, në kohën kur Gjyqi i Hagës e akuzonte për gjenocid ndaj shqiptarëve.

Sikurse shkruante gazeta “San Francisko Kronikl” në dhjetor të vitit 1999, zëdhënësi i atëhershëm i Ministrisë së jashtme të Izraelit, Aviv Shiron, tha se nëse Milosheviçi do të zbres në aeroportin e Izraelit do ta burgosin izraelitët.

Milosheviçi me 1999 ishte njëri nga shefat e shteteve të vendeve pravosllave (ortodokse) që i ftoi qeveria palestineze për Krishtlindje. Edhe presidenti rus Boris Jelcini mor ftesë nga Jasar Arafati.