Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas ministrit Taulant Balla, radha për drejtorin e Policisë që të dëshmojë në Komisionin e TIMS! Salinaji kërkon të hapen dyert për gazetarët, ja çfarë pritet të ndodhë

Tre orë në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS, ministri Taulant Balla përfundon deklarimet. Tashmë radha është e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Salianji bëri me dije se mbledhja, ku ka në dëgjesë si dëshmitarë Rrumbullakun, duhet të zhvillohet me dyer të hapura.

“Prej vitesh, përfaqësuesit PS u bie tambureve me shumë fuqi që njëherë e një kohë ka pasur zyrtarë që pavarësisht masës së sigurisë, rrinë në detyrë. Po jua kujtoj se drejtori i IT së Policisë së Shtetit ndodhet në detyre dhe është vetëm i pezulluar. Sipas rendit të ditës, kemi në dëgjesë si dëshmitarë Drejtorin Muhamet Rrumbullaku.

E paimagjinueshme që mbledhja është me dyer të hapura, gazetarët duan të vijnë, dhe ju i mbani poshtë derës së këtij Kuvend. Në mënyrë të menjëhershme, të hapni dyert, media është e detyrueshme të vijë. Për ju është e rëndësishme të mos kemi transparencë”, tha Salianji.