Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha në një lidhje të re? Influenerja publikon foto krah reperit të njohur gjerman, çfarë po ndodh mes tyre

Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka vendosur që ti kushtojë më shumë kohë vetes duke shijuar pushimet me vajzën e tyre PoemBlu dhe miken e saj më të mirë, këngëtaren Dhurata Dora.

Vajzat kanë vendosur ti kalojnë pushimet e tyre jashtë shtetit, ndërsa po kalojnë mjaft kohë të mirë me njëra-tjetrën në plazh.

Së fundmi Influiencerja ka postuar një foto duke festuar në një club nate ndërsa krahas saj është edhe reperi gjerman Luciano i njohur si “Loco” dhe shoqet e saj.

Megjithatë nuk dihet nëse dyshja ishin së bashku në këtë festë, apo ishte një rastësi takimi i tyre në këtë club nate.

Kujtojmë që Sara dhe Ledri nuk i kanë konfirmuar akoma lajmet për ndarjen e tyre, duke heshtur në lidhje me të vertetën që ndodhet në këtë mes, megjithëse influencerja së bashku me vajzën e tyre ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia e prindërve të reperit.