Këngëtarja Egli Tako ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.
Ndërsa shprehet se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo thekson se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.
Egli: Mendoj se kishte ardhur koha të lëmë pas gjithë gjënë që ndodhi dhe t’i rikthehemi normalitetit. Jam mirë, jam shumë mirë, ka qenë një periudhë ndryshe, kam njohur veten time, jam falënderuese që ndodhi si moment sepse s’do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen nëse s’do gjendesha përballë gjërave që kanë ndodhur, kam vendosur të eci me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe është çdo gjë për mirë.
A të ka marrë malli për të?
Egli: Nuk di çfarë përgjigje të të jap në këtë aspekt. Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.
A je e lumtur?
Egli: Po jam e lumtur.
Në lidhje me impenjimet, ajo tha se ka disa projekte që po merret këto kohë, ndërsa ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika.
Egli: Me muzikën kam menduar të bëj një shkëputje, nuk e di nëse do të jetë e përhershme apo e përkohshme, momentalisht dua të shkëputem, çdo projekt që bëj do të interpretohej si shfrytëzim i momentit, çdo material muzikor do përdorej apo keqpërdorej.
Lidhur me videon që qarkulloi në rrjete sociale, ku ajo dukej me një djalë, Egli tha se ai është një shok shumë i mirë.
Egli: Ai është një shok shumë i mirë i imi që i përkasim të dy botës së fittnesit. Ai më ka ndihmuar me shumë informacion, është një njeri që e kam pasur shumë pranë vetes.
Kujtojmë se disa javë më parë Egli Tako dhe Olsi Bylyku i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.
Edhe artisti ka komentuar më parë ndarjen nga Tako, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Mes emocioneve të shumta, aktori pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat ishin të tilla.