1
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Kenias, William Ruto, pasi ky shtet njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se gjatë bisedës me Presidentin Ruto, të dy liderët kanë shkëmbyer ftesa për vizita zyrtare dhe janë dakorduar për hapat e ardhshëm drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Sot është një ditë historike për Kosovën, pasi Kenia ka njohur zyrtarisht republikën tonë. Pata kënaqësinë të bisedoj me Presidentin William Ruto pas këtij momenti të rëndësishëm. Ne ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe u dakorduam që hapi i radhës të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike.
I krenar dhe i nderuar nga kjo arritje, i bëra ftesë Kenias që të hapë një ambasadë në Prishtinë. Dy vendet tona ndajnë një histori sakrifice të madhe për lirinë dhe pavarësinë. Pres me padurim të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin tonë në fushat e kulturës, tregtisë dhe investimeve”, ka shkruar Kurti në “X”.
Today is a historic day for Kosova, as Kenya has officially recognized our republic. I had the pleasure of speaking with President William Ruto following this milestone. We invited each other for official visits and agreed that the next step should be establishing diplomatic…
— Albin Kurti (@albinkurti) March 26, 2025