Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në orën 14:00, e pret në takim Raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.
Para Kurtit, Bakoyannis u takua edhe me presidenten Osmani.
Presidenca njoftoi se takimi nisi në orën 10:00 në kabinetin e Presidentes.
Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që tashmë janë caktuar.