Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka mirëpritur në takim të etjen në objektin e qeverisë presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Mediat në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Presidenti Pendarovski gjatë të etjes është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në vizitë pune presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në takim me homologun e saj, sipas njoftimit të zyrës së presidencës, thuhet se Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriut.
“Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Pendarovski për përkushtimin e tij personal për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas Presidentes Osmani, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në BE”, thuhet në njoftim.