Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas Prishtinës, Prizreni dhe Ferizaj komunat me daljen më të madhe deri në 15:00

Kosova sot po voton për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit dhe do të mbyllen në orën 19:00. Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote. Tashmë janë bërë të ditura shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje në secilën komunë, deri në 15:00, raporton Sinjali.

Pas Prishtinës ku votuan gati 80 mijë persona, komunat me daljen më të madhe deri në 15:00 janë Prizreni me 45 mijë e 530 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës dhe Ferizaj me 31.89% dalje, ose 37 mijë e 723.

Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.