Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas protestës, reagon Bahtiri: Tipike politike, faleminderit serbëve të veriut që nuk iu bashkangjiten kësaj proteste

 
   

Sot u mbajt protesta e serbëve në veri, kundër hapjes së urës.

Pas kësaj, ka reaguar Agim Bahtiri, i cili ka thënë se kjo ishte protestë tipike politike.

Bahtiri tha se në atë protestë u pa vetëm lista serbe me militanët, kështu që ai ka falënderuar serbët e veriut që nuk iu bashkangjiten kësaj proteste.

Reagimi i Bahtirit:

Protesta e organizuar sot në veri të Mitrovicës, është tipike politike, dhe si e tillë nuk përbën ndonjë vlerë të veçantë e as nuk reflekton pakënaqësitë e serbëve të Veriut në lidhje me çështjen e ures.

Sot u pa se vetëm lista serbe me militantët e saj (që janë të detyruar të marrin pjesë sepse janë të paguar nga Serbia) ishin pjesë e kësaj proteste andaj faleminderit serbëve të veriut që nuk iu bashkangjiten kësaj proteste, por treguan kulturë të lartë duke injoruar tërësisht thirrjet e listes serbe për pjesëmarrje në këtë protestë.

Kosova është shtet multietnik, ku çdokush brenda këtij shtetit do të ndihet i lirë dhe i barabartë, dhe askush jashtë tij (sikurse as Vuçiqi) nuk do të mund të jetë faktor, apo të ndërhyjë në çështjet tona të brendshme.

Qeveria e Kosovës do ta ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve pa dallim nacionaliteti, sepse hapja e Ures do t’i shërbejë të gjithëve!