Pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, Ambasada e Shqipërisë ka treguar numrat ku qytetarët e saj në Izrael mund ta kontaktojnë.
Në njoftim thuhet se këta numra janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.
Ndërkohë, aty thuhet edhe se stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.
Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:
Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:
+972 544806601
+972 549042813
si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
Sugjerohet që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhet në WhatsApp apo në telefonat celularë.
Tags: Ambasada e ShqipërisëiraniIzraeli