Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas sulmit terrorist në Banjskë, Vuçiq në kërkim të partnerëve që e mbështesin

Pas ngjarjeve në Banjskë, shkuarja e presidentit Aleksandar Vuçiq në Kinë dhe takimi me Vladimir Putinin do të shikohet ndryshe. Kështu thonë ish-ambasadori serb në SHBA dhe nënkryetari i Lëvizjes Evropiane në Serbi, Ivan Vujaçiq dhe diplomatja dhe ish ambasadorja e Serbisë në OSBE Branka Latinoviq.

A do ta humbasë Serbia pozitën e saj para bashkësisë ndërkombëtare për shkak të kësaj? Udhëtimi i Vuçiqit në Kinë dhe takimi i mundshëm me Putinin a nënkupton edhe kërkimin e partnerëve të rinj?

“Fakti që Vuçiq po shkon në Kinë është paralajmëruar më herët. Ende nuk e dimë nëse ai do të takohet me Putinin. Nëse do të ketë një takim dhe nëse ai bëhet publik, do të dobësojë më tej pozicionin tonë dhe do të irritojë më tej vendet e BE-së, mbi të gjitha vendet baltike”, tha Vujaciq në N1.

Ai shton gjithashtu se takimi mund të jetë i fshehtë, por se nuk beson në këtë, sepse rusëve u shkon për shtat të flasin për këtë.

“Ai takim do të lexohet ndryshe, sigurisht. Nëse takimi i mundshëm mes Vuçiqit dhe Putinit do të kishte ndodhur para Banjskës, do të ishte lexuar ndryshe, por pas kësaj, gjithçka lexohet ndryshe”, pajtohet Latinoviq.

Sipas saj, duhet të bëhet kujdes për grupin e vendeve që janë shumë të ndjeshme për çështjen e bashkëpunimit me Rusinë.

“Mendoj se është shumë i ndjeshëm edhe ky mesazh që u dha dje në Zagreb, në takimin e përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Kroacisë. Kur shqyrton çështjen e bashkëpunimit, kontekstin e rajonit, marrëdhëniet e ndërsjella dhe nëse ato janë të mira, atëherë keni një pikënisje të mirë. Dhe ajo që u porosit dje nuk është inkurajuese, aq më tepër që vjen nga dy shtete fqinje. Duhet të them se këto ngjarje shkaktuan shqetësim të madh për të gjithë në rajon, duke marrë parasysh pasojat e mundshme të përshkallëzimit dhe në aspektin e sigurisë në rajon”, tha Latinoviç.

Duke komentuar paraqitjen e ftuar të Vuçiqit në CNN të hënën, të ftuarit e Novi Dan thonë se intervista “mund të ishte më bindëse”