Pas takimeve në Prishtinë te 5-sëshes të deleguarve të SHBA dhe BE, diplomati Agim Nesho në një intervistë televizive tha, se perëndimi duhet ti ofrojë Kosovës, anëtarësimin në NATO.
Sipas Neshos, kjo do të ishte një garanci që në Kosovë nuk do të ndodhin më sulme si ai i 24 shtatorit në Bansjkë, ku humbi jetën një punonjës policie.
‘Unë mendoja se kjo është lëvizja më e bukur. Nëse Europianët, së bashku me SHBA nuk ja kanë ofruar kryeministrit Kurti kjo do të jetë kërkesa për të balancuar çdo kërkesë tjetër që në momente tepër të rëndësishme, duke pasur parasysh që dje është zhvilluar edhe samiti mes BE e SHBA në Amerikë, një samit i cili në mënyrë të veçantë, kishte marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.
Ka një nevojë për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt. Dihen pikësynimet e Rusisë që të krijojë një pikë tjetër konflikti në zemër të Europës, për të hequr vëmendjen nga Ukraina, për të detyruar perëndimin që të kthehet në tryezën e bisedimeve. Prandaj kjo vatë për perëndimin nuk mund të neglizhohet më dhe në këtë kuptim, kërkesa e europianëve dhe perëndimorëve, që do të sjellim një plan që as nuk mund të kushtëzohet as s’mund të negociohet brenda konditave të paraqitura nga palët, mendoj se kanë të bëjnë me ato kërkesa urgjente që shikon perëndimi në këtë kuadër gjeopolitik në Europë.
Edhe Kurti mendoj se pa i kërkuar diçka shtesë Serbisë, duke qenë se perëndimi kërkon një aksion të tillë politik, të kërkojë një garanci që nuk varet më nga Serbia, që vazhdon të jetë një satelit i Rusisë që edhe sot, pritjen e 5-sëshes, e priti në mënyrë të dhimbshme’, tha Nesho.