Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas torturës dhe ndalimit nga BIA, Sonduloviq pyet: Cila është lëvizja e radhës e diktatorit Vuçiq?

 
   

Politikani serb, Nikola Sanduloviq po vazhdon të trajtohet në shtëpinë e tij pas rrahjes brutale që ia bëri Shërbimi Informativ i Serbisë.

Sanduloviq sot përmes një postimi në ‘X’ ka pyetur “se cili është hapi i radhës i diktatorit Aleksandar Vuçiq?”.

Politikani serb tha se ai u rrëmbye u torturua, madje edhe avokati dhe vajza e tij u ndaluan nga BIA.

Ndryshe, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, muaj më parë është rrahur brutalisht nga shërbimi sekret serb.

Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.