Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas trazirave në shtëpi, Neda Balluku ka diçka për ti thënë Bardhit

Sara dhe Bardhi janë sqaruar pas spektaklit për hyrjen e Endrik Bebës, ish-it të Sarës, si banor në “BBV”.Çifti kanë rënë dakord që të mos bien pre e provokimeve në shtëpi dhe se do të shmangin çdo situatë që mund të sjellë probleme mes tyre.Opinionistja e “Përputhen”, Neda Balluku ka përgëzuar Bardhin për sjelljen që ka bërë kundrejt Sarës mbi hyrjen e ish të dashurit të saj:

“Tani e kuptoj respektin dhe dashamirësinë në masë që gëzon ky djalë. Çdo fjalë që ka nxjerrë nga goja ka patur vlerë e peshë. Qetësi, elegancë dhe burrni. Se kjo e fundit del në pah me mënyrën si trajton dy sytë që ke përballë”.