Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas vendimit të Gjykatës, emigrantët largohen nga kampi i Gjadrit

Pas vendimit të Gjykatës së Romës për pezullimin e qëndrimit në qendrën e Gjadrit për 7 emigrantët e ardhur disa ditë më parë, mbrëmjen e së hënës ata janë larguar drejt Italisë.

“Vendimi i gjyqtarëve në Romë për 7 emigrantët që ndodhen që nga e premtja e kaluar në qendrën e Gjadrit ka efekt të menjëhershëm. Kërkuesit e azilit, në mbrëmje do të transportohen në anijen ‘Visalli’ të Rojës Bregdetare në Brindisi, të cilën do ta arrijnë gjatë natës pas disa orësh udhëtim.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Të 7 emigrantët do të transferohen në një qendër për kërkuesit e azilit në territorin e Puljas, për t’u nënshtruar procedurës së zakonshme të shqyrtimit të kërkesës”, thuhet në vendimin e gjykatës italiane.

Një vendim i mëparshëm i gjykatës anuloi mbajtjen e 12 emigrantëve të parë në kampet e ndërtuara në Shqipëri.

Pas vendimit të gjykatës emigrantët u transferuan në një qendër pritjeje në Bari, duke u bazuar në të drejtën evropiane. Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim.

Disa ditë më parë, shtatë azilkërkues të rinj, tre nga Egjipti dhe pesë nga Bangladeshi, u transferuan në Shqipëri në kuadër të një procedure përshpejtuese. Njëri prej tyre u rikthye në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të konstatuara pas kontrollit mjekësor./euronews.al/