Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas vizitës në Prekaz BIA serbe arreston liderin e opozitës Sanduloviq, nuk dihet vendndodhja e tij

Politikani serb, Nikola Sanduloviq e ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz ditë më parë, ku ka bërë dhe homazhe te varrezat e Jasharëve.

Sanduloviq tha se është politikani i vetëm serb, i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë.

“Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar ai në rrjetin social X

E një ditë pas postimit në rrjetin X për vizitën në Prekaz, ai është arrestuar nga BIA serbe.

Kështu ka bërë të ditur avokati Čedomir Stojković, icili ka thënë se Nikolla Sanduloviq është dërguar sot në një vend të panjohur dhe se policia edhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së tij se ku ndodhet ai dhe se familja e tij tani po kalon në agoni për këtë.

“Kushdo nga Serbia që bashkëpunon me Kosovën ose ballafaqohet me të kaluarën do të jetë objektiv i autoriteteve, mediave dhe gjithçkaje që shkon me të. Nikolla Sanduloviq është dërguar sot në një vend të panjohur, si policia ashtu edhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së Nikollës se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon në agoni për këtë. Ata refuzojnë t’ia japin këtë informacion atij”, ka shkruar ai.

Stojkoviç po ashtu ka thënë se ky është një tregues i qartë i politikës së Aleksandër Vuçiqit ndaj Kosovës dhe një tregues i qartë i synimeve të tij në Kosovë.

“Lideri i opozitës Nikola Sandulović është arrestuar sot rreth orës 16:00 nga Agjencia e Sigurisë (Inteligjencës) e Serbisë (BIA). Ky arrestim ndodh: vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për atë postim – një fjali e thjeshtë ngushëllimi”, ka shkruar Stojkoviç.