Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas vrasjes së liderit të Hezbollahut deputetët iranianë brohorasin “ Vdekje Izraelit”

Ligjvënësit iranianë brohoritën “Vdekje Izraelit” në parlamentin iranian të dielën, një ditë pasi Hezbollahu konfirmoi se lideri i tij, Hassan Nasrallah, ishte vrarë në një sulm ajror izraelit.

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Kalibaf u zotua se fronti i rezistencës do të vazhdojë të luftojë Izraelin.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Do të shohim shtylla të ndryshme të rezistencës, me mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit, do të vazhdojnë të përballen me unitetin dhe forcën tonë”, tha Kalibaf.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të pranojnë pasojat e mbështetjes së saj për Izraelin.

“Shtetet e Bashkuara janë bashkëpunëtore në të gjitha këto krime dhe për sa kohë që nuk do ta detyrojnë regjimin sionist të respektojë ligjet njerëzore dhe ndërkombëtare, duhet ti  pranojnë pasojat”, u shpreh ai.

Ndërkohë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, u citua nga agjencia zyrtare e lajmeve Fars të ketë thënë në Nju Jork se “të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se situata është jashtëzakonisht shpërthyese dhe se gjithçka është e mundur, madje edhe lufta”, raporton AP.

E kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin të shtunën vonë se mund të bëhet objektiv i sulmeve, ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit  Ayatollah Ali Khamenei tha se vrasja e Nassrallahut nuk do të shkojë pa marrë hak.

Grupi militant konfirmoi të shtunën se lideri i tij dhe një nga themeluesit Hassan Nasrallah, u vra në një sulm ajror izraelit në periferi të Bejrutit.

Vrasja e liderit shumëvjeçar të grupit të fuqishëm militant shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Libanin dhe Lindjen e Mesme, ku ai ka qenë një figurë dominuese politike dhe ushtarake për më shumë se tre dekada.

 

Tags: