Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pasi aksidentohet, i vidhet edhe një qese me para nga vetura

Një qytetar ka raportuar në Polici se pas aksidentit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dy persona të panjohur i kanë vjedhur nga vetura edhe një qese me një shumë parash.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa rasti ka kaluar në procedurë hetimore.

“Magj. Prishtinë-Ferizaj 27.07.2023-17:32. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një aksidenti në trafik, dy persona të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një qese me një shumë parash dhe me veturën e tyre janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoje e aksidentit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatë.