Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka treguar se dje për nder të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka vizituar pjesën veriore të Kosovës.
Ai ka thënë se bashkë me shokë të tij, ishin te Kodra e Minatorëve në veri.
Gjinovci e ka përshkruar vizitën si pa “ekskluzivitet”, pasi nuk kishte tension te qytetarët serbë, përcjell Bota sot.
“Sot (dje) me 3 shokë tjerë shkuem me kerr me targa 01 deri te Kodra e Minatorëve në veri, ku ndodhet monumenti i famshëm që shihet prej Mitrovicës së Jugut. Pat qytetarë serbë që kishin dalë me shetitë sikurse na. Absolutisht kurrfarë ekskluziviteti s’pat ngjarja. Ama, po thojnë që para dy vjetëve ish dashtë me u matë mirë para se me shku.
Unë për veti jom kon edhe në 2015 edhe ma vonë disa herë, ka qenë nifar tensioni sidomos te njerëzit me të cilët shkojsha, ndërsa sot ndjenja ishte si me shku dej në Ferizaj”, ka shkruar Rron Gjinovci në një postim në Facebook.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës Ganimete Musliu.
“Tregoni dikush Ronit që edhe para tri viteve veç është dashtë me pas vullnet me shku deri te ky monument.
Procedurat kanë qenë të njëjta.
Veçse ne patëm shku me tabela 02”, ka shkruar deputetja Musliu në një postim në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës së saj në veri të Kosovës.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Gjinovcit, i cili ka thënë se deputetja e PDK-së ka shkuar në veri me përcjellje të Milan Radojçiqit, përcjell Bota sot.
“Me përcjellje të Radojçiqit keni shku hon e don, e dimë, nuk na kallxove nai sen të re”, ka qenë komenti i Gjinovcit në postimin e Musliut./Botasot