Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Pastroni syzet me bluzë? Mësoni pse nuk duhet ta bëni më kurrë

Shumë prej jush mund të përdorin size dielli ose optike, qoftë për të parë afër apo larg. Shpeshherë, në mungesë të solucioneve dhe copave të posaçme, ju mund të keni përdorur mjete të papërshtatshme gjatë pastrimit të tyre.

Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë.

Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre dëmtojnë lentet.

Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen. Nëse vini re njolla yndyre tek lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngëshem.

Ju gjithashtu mund të përdorni solucion për pastrimin e dritareve. Por, fillimisht sigurohuni që solucioni që po përdorni nuk përmban përbërës që mund të dëmtojnë lentet. Më pas duhet t’i shpëlani mirë dhe t’i thani me një leckë të pastër dhe të butë pambuku. Mundohuni t’i pastroni ato nga jashtë brenda, për të parandaluar papastërtitë të futen midis kornizës dhe lenteve.

/vizionplus.tv