Behgjet Pacolli, deputet e biznesmen i njohur, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2024, ka deklaruar se posedon 67 pasuri të paluajtshme.
Pacolli në deklarimin në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ka njoftuar se vetëm një objekt afarist i tij, kap vlerën e 42 milionë eurove.
Ai ka deklaruar si pasuri të luajtshme tetë vetura.
Pacolli ka aksione në gjithsej 28 kompani.
Ndërkaq, si pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, ai ka deklaruar 19 mijë euro.