Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Pavarësisht ndarjes, këto shenja kujdesen për ish-at e tyre

GAFORRE

Gaforrja ka një lidhje me të kaluarën e saj. Ajo kujton gjithmonë atë që ka kaluar me ish-in e saj, nuk mban mëri dhe ka vetëm ndjenja pozitive për të. Kështu që ajo kujdeset dhe dëshiron gjithmonë të dëgjojë prej tij nëse është mirë. Nëse ai ka nevojë për ndihmën e saj, ajo do t’ia japë atë dhe do të bëjë më të mirën për ta mbështetur në një aspekt miqësor.

PESHORJA

Peshorja dhe lufta e egër nuk shkojnë së bashku. Kjo shenjë ndahet “miqësisht”nga ish-i dhe gjërat nuk dalin jashtë kontrollit. Ajo interesohet gjithmonë të dijë nëse ai është mirë apo jo. Nëse mund të bëjë diçka për ta ndihmuar ose t’i qëndrojë pranë në një moment të vështirë, ajo do ta bëjë, por kjo nuk do të thotë se do të ketë një mundësi rikthimi me të.

PESHQIT

Peshqit kujdesen për njerëzit me të cilët kanë kaluar një pjesë të jetës dhe këtu nuk përjashtojmë ishpartnerët. Nëse ata mund të bëjnë diçka për t’i ndihmuar dhe mbështetur ish-at, do ta bëjnë me kënaqësi. Pa pritur sigurisht një mundësi për t’u rikthyer bashkë. Peshqit ndihen të lumur kur ndihmojnë.