Ish-emisari presidencial amerikan, Richard Grenell, ka rikujtuar takimin në mes të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq pak para datës kur ishte caktuar nënshkrimi i Marrëveshjes së Ëashingtonit në vitin 2020.
Grenell ka thënë se ky moment është pak para se Jack Smith të ngrinte aktakuzë ndaj Hashim Thaçit i cili kishte rënë dakord bashkë me Aleksander Vuçiqin për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
E ndaj kësaj, deklarate të Grenellit ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha.
Ai në një postim në Facebook, komentoi ‘pazarin’ e Thaçit dhe Vuçiqit për zhbërjen e Speciales.
Madje, Basha u shpreh se nuk beson se kjo ka qenë marrëveshja e vetme.
“E para, unë kishe Kuvendi i Kosovës e ka themelu Gjykatën, se pasna ditë që këta dy paskan qenë themeluesit!
Tjetra, cili ka qenë pazari i Thaçit, se nuk besoj se Vuçiqi kish pranu për hir të jaranis t’madhe me i thanë ok, nuk e kundërshtoj!
Në realitet kjo ka qenë e pumundur, por kjo na tregon që Hashimi ka hy në krejt pazaret e mundshme, pra edhe me fal toka t’Kosovës, vetëm e vetëm për me shpëtu veten! A po e kuptoni se si Dullë Hoti ka qenë veç kukull aty”, shkroi ndër të tjera deputeti i LVV-së, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Grenelli po thotë që Thaçi është marrë vesh me Vuçiqin me zh’bë Gjykatën Speciale! Po ankohet që Kryeprokurori Jack Smith ua ka prish këtë pazar!
E para, unë kishe Kuvendi i Kosovës e ka themelu Gjykatën, se pasna ditë që këta dy paskan qenë themeluesit!
Tjetra, cili ka qenë pazari i Thaçit, se nuk besoj se Vuçiqi kish pranu për hir të jaranis t’madhe me i thanë ok, nuk e kundërshtoj!
Në realitet kjo ka qenë e pumundur, por kjo na tregon që Hashimi ka hy në krejt pazaret e mundshme, pra edhe me fal toka t’Kosovës, vetëm e vetëm për me shpëtu veten! A po e kuptoni se si Dullë Hoti ka qenë veç kukull aty!
Dhe a po e kuptoni pse është me rëndësi mos me kanë i shantazhueshëm! Rrnoftë Albin Kurti!