Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me investigimin e emisionit “Report” në Rai 3, si dhe ndërhyrjen e kreut të qeverisë tek drejtuesit e këtij televizioni.

Në kërkesën e tyre, demokratët thonë se investigimi flet për lidhjet e forta të krimit të organizuar me qeverisjen e Edi Ramës, informacione që lidhen me vëllain e Kryeministrit, si edhe lidhjet e njohjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi me eksponentë të krimit të organizuar shqiptar dhe italian.

Kërkesa e demokratëve për shpjegime nga ana e kryeministrit vjen pas një mbledhjeje që ata thonë se komisioni përgjegjës në senatin italian ka zhvilluar të mërkurën për ndërhyrjet e Kryeministrit shqiptar në shkelje të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së gazetarisë italiane.

 

Tags: