Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PDK bojkoton fjalimin e Presidentes, shkak qëndrimi jounifikues

 
   

Partia Demokratike e Kosovës do ta bojkotoj fjalimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Sipas burimeve shkak për bojkotimin e deputetëve të PDK-së të këtij fjalimi është qëndrimi jounifikues i Osmanit.

“Arsyeja e mos pjesëmarrjes së deputetëve të PDK-së në fjalimin vjetor të presidentes Osmani është se ajo nuk është treguar presidente e unifikimit të institucioneve dhe popullit siç e parasheh Kushtetuta, por ka vazhduar t’i shërbej vetëm interesave të kryeministrit Albin Kurti duke heshtur në vazhdimësi ndaj shkeljeve kushtetuese dhe padrejtësive që po u bëhen qytetarëve”, ka thënë ky burim.

Edhe AAK-ja ka deklaruar se do e bojkotoj fjalimin e Presidentes.