Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës po mban një mbledhje ku po diskutohet për dëmin e madh që Qeveria e Albin Kurtit ia ka sjellë vendit, duke e pranuar draft-statutin e asociacionit që përmban kompetenca të qarta ekzekutive.
Sipas PDK-së, ky draft-statut prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë.
Këshilli Drejtues i PDK-së po diskuton edhe për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Kjo për të rikthyer besimin e qytetarëve me një qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.