Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PDK e kundërshtoi Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, LVV ka një thirrje të fortë për votuesit e kësaj partie!

 
   

Së fundi, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Abelard Tahiri përmes një konference për media bëri të ditur se PDK-ja ka dorëzuar 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, që u miratuan në seancën e 5 dhjetorit.

Njëra nga këto projektligje është edhe Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

E ndaj këtij vendimi të PDK-së, ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Diamal Basha.

Ai përmes një postimi në Facebook parashtroi edhe disa dyshime mbi dërgimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë në Gjykatë Kushtetuese.

Deputeti i LVV-së, kishte edhe një thirrje për votuesit e PDK-së.

“E di që i votoni për arsye të ndryshme, mirëpo i bindur që nuk i votoni me rujt pasurinë që e kanë vjedh, sepse ajo është edhe e juaja!

Prandaj, që doni me pastru PDK-në nga ata që kanë vjedh n’emër tuajin, votone Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, shkroi Basha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të dashur votues të PDK-së,

A i keni pyet nëpër takime apo tubime deputetët tuaj, pse po e dërgojnë Byronë për konfiskimin e pasurisë në Gjykatë Kushtetuese?

Nëse nuk kanë vjedh, atëherë pse po e pengojnë themelimin e Byrosë, ku për të dytën herë radhazi po e dërgojnë në kushtetuese?

E di që i votoni për arsye të ndryshme, mirëpo i bindur që nuk i votoni me rujt pasurinë që e kanë vjedh, sepse ajo është edhe e juaja!

Prandaj, që doni me pastru PDK-në nga ata që kanë vjedh n’emër tuajin, votone Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Edhe fiton shteti, edhe pastrohet PDK-ja!