Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PDK e quan Kurtin populist e genjeshtar: Keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se aktualisht janë mbi 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë së tij.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku e ka quajtur Kurtin populist dhe genjeshtar, pasi sipas saj këto shifra nuk janë reale.

Duke ironziuar me Kurtin, ish-ambasadorja tha se kryeministri ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani.

“Është tashmë e ditur se popullistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai”.

“Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani”.

“Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave”, tha Çitaku.