Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies së pjesëtarit të UÇK-së, Ilir Konushefcin.
PDK-ja në një postim në Facebook, ka shkruar se vrasja e Ilirit bashkë me Hazir Malajn ishte një humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse ishte në vrullin më të madh të kontributit për forcimin logjistik dhe organizativ të strukturave të saj.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për emrin dhe veprën e tij!”, thuhet në postimin e PDK-së.