Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha metoda e sulmit të 24 shtatorit ndaj Kosovës, ka qenë terroriste.
“Metoda e sulmeve ka qenë terroriste dhe agresion ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Kemi parë persona të armatosur rëndë. Si është e mundur mbi 30 të armatosur deri në dhëmbë të largohen pa asnjë therrë në këmbë, janë shumë pyetje që duhet të japin përgjigje”, tha ajo në një intervistë për Radio Kosovën.
Sipas saj, PDK-ja është opozitë e qeverisë, por jo opozitë e shtetit.