Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Ai në DPT te Fidani tha se kjo qeveri e ka humbur kredibilitetin ndërkombëtarë dhe po e vështirëson jetën e njerëzve.
“Në qysh në korrik e kemi mbajtur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm dhe e kemi miratuar një deklaratë ku kemi vlerësuar dhe kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje, Kuvendi të shpërndahet sepse edhe ashtu është jofunksional. Ju e keni parë që nuk arrijnë ta kalojnë asnjë rast përveç ndonjërit që e kontrabandojnë. Edhe pse është qeveria me më së shumti numra nuk arrin ta bëjë shumicën. Kemi një qeveri e cila nuk është duke punuar për interesin e qytetarëve të Kosovës, nuk është duke i zgjidhur problemet jetike dhe e ka humbur kredibilitetin në aspektin ndërkombëtar, i ka vu sanksione Kosovës.
Kemi kërkuar ta zhbllokojmë këtë situatë dhe ta kthejmë Kosovën në binarë, Kosovës i duhen zgjedhje. I duhen zgjedhje që e ndrrojnë këtë ekip qeverisës i cili po e rëndon çdo ditë e më shumë jetën e njerëzve. Po i detyron edhe shtresën e mesme të varfërohen dhe ta marrin rrugën e kurbetit.”, tha Gjoshi.