![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/pdk-paralajmeron-nje-aktivitet-simbolik-sot-para-qeverise_64d709a466db5.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ka paralajmëruar për sot një aktivitet simbolik para Qeverisë së Kosovës.
Ky aktivitet mbahet për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
“Nesër, nga ora 11:00, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës do të organizojë një aktivitet simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ftoheni që ta përcillni.
Vendi: Para ndërtesës së Qeverisë
Koha: 11:00
Faleminderit” thuhet në njoftim.