Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim, por ka paralajmëruar se pjesëmarrja e kryetarit Memli Krasniqi do të jetë në funksion të diskutimit mbi mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.
Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu ka konfirmuar se kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi do të jetë pjesë e takimit me kryeministrin Kurti ditën e hënë, të cilin dy partitë tjera opozitare AAK dhe LDK e kanë refuzuar sot gjatë ditës.
“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë.
Prandaj edhe pjesëmarrja e kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Abdullahu.