Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Peci: Disa deputetë të PDK-së e vlerësuan që kanë bërë gabim për veprimet në seancën e së martës

 
   

Faton Peci, ministër në detyrë dhe deputet i zgjedhur nga lista e Vetëvendosjes, duke komentuar dështimin e seancës së parë konstituive të mbajtur më 15 prill, ka thënë se ajo dështoi për shkak të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe.

Madje, ai ka thënë se krejt kjo është bërë nga LDK, duke thënë se ka dëgjuar disa deputetë të PDK-së se kanë thënë se mosvotimi i raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve ka qenë gabim.

Peci i cili është bashkë kryetari i partisë Guxo në një intervistë për emisionin Këndi i Debatit , ka thënë këto parti votuan kundër marrjes së mandatit që ua kanë dhënë qytetarët

“Kanë abuzua dhe kanë abstenua nga mandate që ju ka dhënë qytetari i Kosovës. Ky është fakti I parë që ka vendos PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Me aq sa kam mund me pa, mbi bazën e diskutimeve çka i kam dëgjua ka qenë një konstruksion i LDK-së, sesa edhe i PDK-së. Kam dëgjua deputet të PDK-së me qenë se jam më afër në ulëset, kam dëgjua disa të tillë që kanë thënë ‘çfarë bëtë,ky është gabim’. Ne nuk kemi hy aty me u mat se sa numra i kemi, ka qenë çështje procedurale, administrative”, ka thënë ai.

Peci ka thënë se si ministër dorëheqjen e ka paraqit të kryeministri, i cili ka njoftuar Kuvendnit për dorëheqjen e gjithë qeverisë.

Ai ka thënë se të martën kanë shkuar në Kuvend si të dorëhequr nga postet e tyre.