Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se në bazë të interpretimit të atyre që e kanë shkruar draft-statutin e Asociacionit, dokumenti suprem mbi të cilën është shkruar ky draft është Kushtetuta e Kosovës.
‘‘Mbi të gjitha dokumenti suprem mbi të cilat është bazuar Asociacion në bazë të interpretimit të atyre që e kanë shkruar është Kushtetua e Kosovës, dokumentet relevante të Këshllit të Evropës për qeverisje lookale kanë qenë ligjet në Kosovë”, tha ndër tjera Peci.
Peci tha se draft-statuti i Asociacionit është hartuar nga ekspertë austriakë e gjermanë.
Peci tha se është takuar me këtë ekip dhe se halli i këtij ekipi draftues ishte mos komunikimi me Qeverinë e Kosovës.
”Brengat e këtij ekipi bashkë me ekipin e Lajçak se Qeveria nuk ka dërguar asnjë komenet sa i përket draftit, ata ishin në një telashe të madhe se nuk kishte komunim me Qeverinë, kjo vetvetiu tregon një pa interesim që mendoj se i bën dëm Kosovës”, tha Peci.