Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thumbuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti, duke e quajtur të njëjtin “qyqe e natës”.
Ai ka thënë se punën e Ministrisë e vlerësojnë fermerët dhe qytetarët.
“Hoti i Rahovecit nuk e din as ABC-në e bujqësisë mirëpo Rahoveci i Hotit ka ditur ta vlerësojë kush dhe çfare është Hoti çdo herë!” ka thënë mes të tjerash Peci, duke shtuar se “xhelozia dëmton shëndetin”.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Paska folë prap qyqja e natës!
Punën e Ministrisë së Bujqësisë, e vlerësojnë fermerët së pari e pastaj qytetarët e Republikës së Kosovës!
Buxheti për bujqësinë në vlerë prej 87 milionë euro, ku shumica kategorizohen përmes programeve tona mbështetëse përmes subvencioneve dhe granteve do të implementohen të gjitha.
Vetëm 2 milionë euro apo 2.3% të buxhetit total të MBPZHR-së janë investime kapitale për ngritjen e kapaciteteve në ujitje për 8 komuna të Republikës së Kosovës. Këto 8 projekte të ujitjes po implementohen secili në bashkëpunim me komunat përkatëse.
Intervali i realizimit të këtyre projekteve është periudha shtator – dhjetor për të mos dëmtuar vegjetacionin e të mbjellave.
Hoti i Rahovecit nuk e din as ABC-në e bujqësisë mirëpo Rahoveci i Hotit ka ditur ta vlerësojë kush dhe çfare është Hoti çdo herë!
Se kush ka qenë më i mirë në planifikim dhe realizim të buxhetit qe një krahasim i thjeshtë:
Viti 2022 është përmbyllë me zero borxhe karshi 30 mijë fermerëve përfitues!
Ndërsa Hoti si Kryeministër e ka mbyllë një vit të shkretë buxhetor me 40 milionë euro obligime karshi fermerëve në bujqësi.
Xhelozia dëmton rëndë shëndetin!